Rama prezantoi dokumentin strategjik “BESA”, ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: Në demokraci besimi nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë

TIRANË ,25 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi ka komentuar dokumentin strategjik “BESA”, që kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e djeshme përpara anëtarëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialistëve dhe anëtarëve të Kabinetit Qeveritar.

Në një postim në Facebook, Meksi shkruan se besimi në qeverisje nuk ndërtohet me simbolikë por me institucione që funksionojnë.

Më tej, ish-zv.kryeministrja thekson se “besa” nuk është një premtim vetëm për të ardhmen, por matet me përmbushjen e angazhimeve, funksionimin e institucioneve dhe llogaridhënien e tyre. Sipas saj, kështu ndërtohet besimi i qytetarëve tek qeverisja.

“Besa: standardi moral i besueshmërisë së qeverisjes

Në demokraci, besimi nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë, rezultate të prekshme dhe llogaridhënie, që janë kushte për besueshmërinë e qeverisjes.

Besa nuk është thjesht një premtim për të ardhmen. Ajo matet me përmbushjen e angazhimeve, funksionimin e institucioneve dhe llogaridhënien, mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve te qeverisja.”, shkruan Meksi.

Kujtojmë që ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama deklaroi se përmes dokumentin strategjik “BESA”, synohet rikthimi i besimit të qytetarëve tek qeverisja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta e 56-të radhazi në Tiranë , Edi Rama jepe dorëheqjen

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albania Express News/ -Protesta kundër...

Zona e Lumit të Shalës do të lidhet me Tropojën, gati kantieri i aksit rrugor

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albania Express News/-Kantieri për ndërtimin...

Tirana e nis me barazim fazën përgatitore në Turqi, bardheblutë ndalin Çorum FK në miqësoren e parë

TURQI ,25 korrik 2025/Albania Express /-Tirana ka zhvilluar ndeshjen...

“Nuk do të ketë më para pas vitit 2036”, Elon Musk: Inteligjenca artificiale do t’ia bëjë të parëndësishme

BOTA ,25 korrik 2026/Albania Express News/-Elon Musk ka deklaruar...