“Rama, jepe dorëheqjen”! 71 ditë revoltë kombëtare kundër keqqeverisjes, qytetarët të vendosur deri në realizimin e objektivave

TIRANË ,09 gusht 2026/Albania Express News/-Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike do të vijojë edhe sot, duke hyrë në ditën e 71-të. Qytetarët edhe këtë të die; pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protesta, e cila nisi fillimisht kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, është zgjeruar me kërkesa politike.

Gjatë tubimit priten thirrje kundër drejtuesve kryesorë politikë, ndërsa një nga sloganet e protestuesve është: “Rama në burg, Berisha në burg”.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet edhe në ditët në vijim më të shumtë dhe të vendosur deri në realizimin e objektivave të tyre./BW

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani zbarkon në Greqi, zbardhet axhenda e verdhebluve , Ivan Gvozdenoviç teston të rinjtë dhe afrimet e reja

GREQI ,10 gusht 2026/Albania Express News/-AF Elbasani ka mbërritur...

Shqipëria në vendin e 10-të mes 20 destinacioneve kryesore të pushimeve të francezëve këtë verë

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria renditet në vendin...

‘PD me në krye Berishën drejt shuarjes’, Spaho: E ardhmja i takon atij që do të guxojë ta sfidojë

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i...