Qytetarët në ditën e 54-t të protestës , kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe …

TIRANË, 23 korrik 2026/Albania Express News/ -Protesta e 54-t kundër investimit në Zvërnec ka vijuar këtë të enjte në Tiranë, para godinës së Kryeministrisë.

Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, ndërsa mbajnë në duar pankarta dhe thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kastës së vjetër politike.

Kërkesat e tyre vijojnë të mbeten të njëjta, duke kërkuar ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe shfuqizimin e igjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Një përfaqësues i komunitetit shqiptar në Australinë Perëndimore përcolli një mesazh mbështetjeje nga diaspora shqiptare.

“Jam presidenti i komunitetit shqiptar në Australinë Perëndimore. Kam ardhur me një mesazh nga shqiptarët e Australisë: nuk jeni vetëm. Mbështesim çdo shqiptar që lufton për të drejta, liri dhe për një atdhe më të mirë. Pavarësisht se ku jetojmë, ne jemi një gjak. Kur Shqipëria na thërret, çdo shqiptar duhet t’i përgjigjet”, u shpreh ai.

Një tjetër protestues deklaroi se janë aty për largimin e Ramës dhe nuk janë kundër policisë, prandaj s’duhet të ketë ndasi. “Jemi për të vetmin qëllim largimin e Edi Ramës, do të dalim pa ndasi, pasi kështu do të jemi më të fortë. Problemi nuk qëndron te policët por te ata që na kanë shënjestruar”, tha ai.

Një protesuese u ndal te problematikat në shëndetësi e arsim, ndërsa shprehu bindjen se me protestë paqësore do të plotësohen kërkesat e tyre.

Aktivisti Edison Lika bëri thirrje për bashkim duke theksuar se qytetarët nuk i tremb më asgjë dhe se “së bashku do ta ndërtojnë Shqipërinë e lirë”.

“Do të jemi çdo ditë para këtij pushteti të buzëqeshur. Kjo protestë i ka ngjallur Shqipërisë shpresën. Kjo protestë ka bërë që njerëzit të fitojnë besimin te njëri-tjetri. Me dashurinë që kemi për njëri-tjetrin e për Shqipërinë do t’i mundim. Sot çdo gjë ka ndryshuar”, tha ai.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti  tha se policia duhet të zbatojë vetëm ligjin.

“U bëj thirrje policisë të zbatojnë vetëm ligjin, ne nuk jemi për dhunë. Lërini njerëzit të protestojnë, mos na bëni t’ju kundërvihemi. Policët janë të kequshqyer dhe të keqpaguar”, tha ai.

Në përfundim protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, me pankarta në duar dhe thirrje  për dorëheqjen e Ramës.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit u mblodhën fillimisht sot rreth orën 08:30 para Kuvendit, ku situata u përshkallëzua teksa u shënuan përplasje të përsëritura me Policinë. Pas hedhjes së vezëve, domateve dhe sendeve të tjera në drejtim të efektivëve, policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës duke përdorur ujë me presion dhe spraj me piper.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo City ndalet në fund ndaj Aluminij, merr një barazim në transfertë dhe lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit

SLOVENI ,23 korrik 2026/Albania Express News/-Dinamo City ka barazuar...

KF Gramshi përforcohet për sezonin e ri, zyrtarizon dy afrime të rëndësishme: firmosin Jasmin Raboshta dhe Rei Zaimi

GRAMSH ,23 korrik 2026/Albania Express News/-KF Gramshi ka vijuar...

Këshilltari i PS Ardit Facja: Nëse Bashkia Prrenjas bashkohet me Librazhdin, jap dorëheqjen nga çdo post në Partinë Socialiste

PRRENJAS ,23 korrik 2026/Albania Express News/-Anëtari i Këshillit Bashkiak...

Krah superagjentit të njohur Mendes në lëvizjen e bujshme të verës, Olsi Rama asiston në transferimin e Adeyemit te Barcelona

SPANJË ,23 korrik 2023/Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm i...