Deputetja e PD, Klodiana Çapja: Taulant, larg duart nga Prrenjasi

TIRANË ,24 korrik 2024/-Deputetja e PD-së, Klodiana Çapja me një reagim në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje Taulant Ballës që të mbajë duart larg Përrenjasit, dhe që të mos shkrihet kjo bashki.

Reagimi i deputetes, Klodiana Çapja:

Taulant, ti që thua se do Prrenjasin, Rrajcën, Stravajn, Qukësin.

Ti që thua se i do qytetarët e asaj zone, nëse vërtet ke një farë dashurie për ta, mos e shkri bashkinë e Prrenjasit.

Mos ua largo atyre më shumë shërbimet.

Mos i largo ata më shumë nga investimet. Mos ua bëj përditshmërinë atyre më të vështirë sesa e kanë deri më tani.

Ti Taulant që u lavdëron qytetarëve të Prrenjasit punën e shkëlqyer që kanë bërë kolegët e tu për reformën territoriale, do të përballesh me protestat më të jashtëzakonshme që ke parë deri më sot nga qytetarët e Prrenjasit.

Ndaj reflekto sa nuk është vonë, ti dhe ata të tjerë si ti, dhe largoni duart nga bashkia e Prrenjasit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

OST: Ndërprerje e energjisë elektrike në Pogradec, Përrenjas dhe disa zona të Librazhdit

POGRADEC/LIBRAZHD, 23 shtator 2026 /Albania Express News/ – Operatori...

“Foltorja e Ripërtëritjes” në Elbasan, më 25 shtator, me pjesëmarrjen e Sali Berishës

ELBASAN, 22 shtator 2026 /Albania Express News/ – Partia...