Dinamo City ndalet në fund ndaj Aluminij, merr një barazim në transfertë dhe lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit

SLOVENI ,23 korrik 2026/Albania Express News/-Dinamo City ka barazuar 1-1 në transfertë ndaj skuadrës sllovene të Aluminij, në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Ligës së Konferencës. Kryeqytetasit ishin shumë pranë një fitoreje të rëndësishme, por një gabim në minutat e fundit u kushtoi suksesin.

Skuadra e Ilir Dajës kaloi në avantazh në minutën e 15-të me Hekuran Berishën, i cili përfitoi nga një gabim në prapavijën e vendasve dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Dinamo City administroi mirë pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë ndeshja u ndërpre për rreth 24 minuta për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Pas rifillimit, kryeqytetasit krijuan disa mundësi të mira për të dyfishuar rezultatin. Rasti më i mirë erdhi në minutën e 70-të, kur Qardaku goditi shtyllën direkt nga një goditje dënimi. Më herët, DinamoC City pretendoi edhe për një penallti, por arbitri islandez vendosi të vijonte lojën.
Kur dukej se blutë do ta mbyllnin sfidën me fitore, në minutën e 83-të erdhi goli i barazimit. Një pasim i gabuar i portierit Teqja në ndërtimin e aksionit u shfrytëzua nga vendasit, me Vrbanec që nuk gaboi përballë portës dhe vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.
Pas këtij barazimi, kualifikimi për në raundin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës do të vendoset në ndeshjen e kthimit, ku Dinamo City do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të siguruar kalimin më tej.
Liga e Konferencës, Raundi 2
Aluminij-Dinamo City 1-1
Vrbanec 84’/ Berisha 15′

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Qytetarët në ditën e 54-t të protestës , kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe …

TIRANË, 23 korrik 2026/Albania Express News/ -Protesta e 54-t...

KF Gramshi përforcohet për sezonin e ri, zyrtarizon dy afrime të rëndësishme: firmosin Jasmin Raboshta dhe Rei Zaimi

GRAMSH ,23 korrik 2026/Albania Express News/-KF Gramshi ka vijuar...

Këshilltari i PS Ardit Facja: Nëse Bashkia Prrenjas bashkohet me Librazhdin, jap dorëheqjen nga çdo post në Partinë Socialiste

PRRENJAS ,23 korrik 2026/Albania Express News/-Anëtari i Këshillit Bashkiak...

Krah superagjentit të njohur Mendes në lëvizjen e bujshme të verës, Olsi Rama asiston në transferimin e Adeyemit te Barcelona

SPANJË ,23 korrik 2023/Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm i...