Protestuesit me risi në ditën e 53 të tubimit, valle me maska në shesh teksa kërkojnë qeveri tranzitore

TIRANË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Vallja me maska ishte risia e protestës së mbrëmjes së të mërkurës, në ditën e 53-të të tubimit. Me këtë performancë simbolike, protestuesit përsëritën kërkesat për largimin e qeverisë, të gjithë klasës politike dhe ndryshimin e sistemit.

Në shesh u shfaq edhe një grup qytetarësh, të cilët me gëlqere shkruan në bulevard mesazhin: “Jo ligje pa ne, por për ne.”
Organizatorët i bënë sërish thirrje kryeministrit Edi Rama të shfuqizojë ligjin për zonat e mbrojtura dhe të largohet, duke i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore. Ata kërkuan sa më shumë pjesëmarrje të enjten paradite para kuvendit, ku kanë paralajmëruar prej ditësh se do të mblidhen për seancën e fundit plenare të kuvendit.

Pas fjalimeve të përnatshme, protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar të njëjtën formë tubimi që kanë ndjekur që prej 31 majit. Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë

NGA BEN BLUSHI TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Edhe...

Ela Tase, “flutura magjike” që e çoi volejbollin shqiptar në majat e Europës

TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Ela Tase është...

Zjarr në zonën e Syrit të Kaltër, shkrumbohen katër kioska tregtare, dyshimet e para

FINIQ, 06 shtator 2026/Albania Express News/- Një zjarr ka...

Koçiu :Kalaja e Gjirokastrës , magnet për turistët , 200 mijë vizitorë nga janari 2026

TIRANË , 06 shtator  2026/Albania Express News/-Gjirokastra vijon të...