Spektakël me 6 gola në Rrogozhinë! Egnatia nuk dorëzohet, kualifikimi vendoset në Slloveni

RROGOZHINË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia ka mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikimin në turin e tretë të Conference League, pasi barazoi 3-3 ndaj Celjes në ndeshjen e parë të zhvilluar në Rrogozhinë.

Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një përballje spektakolare me plot gjashtë gola, duke treguar karakter ndaj një kundërshtari me eksperiencë europiane.
Skuadra e Nevil Dedes kaloi e para në avantazh që në minutën e 7-të, kur goditja e Eneo Bitrit u devijua nga Daniel dhe përfundoi në rrjetë. Kur dukej se vendasit do ta mbyllnin pjesën e parë në epërsi, Kvesic barazoi për Celjen në minutën e parë shtesë.

Sllovenët përmbysën gjithçka në fillimin e pjesës së dytë, me Kucys që realizoi për 1-2 në minutën e 54-t. Megjithatë, reagimi i Egnatias ishte i menjëhershëm. Vetëm katër minuta më pas, Fernando shënoi një supergol për të rikthyer baraspeshën.
Celje mori sërish avantazhin në minutën e 66-të falë golit të dytë personal të Kvesic, por kampionët shqiptarë nuk u dorëzuan. Në minutën e 78-të, Diabate realizoi me një goditje të saktë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-3.
Pas këtij barazimi spektakolar, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 28 korrik në Slloveni, duke nisur nga ora 20:15. Egnatia do të kërkojë të bëjë surprizën dhe të sigurojë një vend në turin e tretë të Conference League. Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kryeministri Rama përpara nisjes së podkastit “Flasim”: Bashkia nuk ka kokë, eksperiment social ky

TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama,...

Zjarret në Shqipëri/ 21 vatra të raportuara gjatë ditës, më problematike në Fier, Shkodër, Mat dhe Dajt

TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Ministria e Mbrojtjes...

Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë

NGA BEN BLUSHI TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Edhe...

Ela Tase, “flutura magjike” që e çoi volejbollin shqiptar në majat e Europës

TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Ela Tase është...