Ferr zjarri në Siçili/ 1000 vatra dhe temperatura ekstreme, zjarrfikësit në betejë me flakët

ITALI ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Zjarrfikësit italianë po përballen me një situatë të vështirë në Siçili, ku dhjetëra vatra zjarri pyjore dhe flakë të përhapura në zona me bimësi po kërcënojnë disa pjesë të ishullit jugor.

Temperaturat e larta, që në disa zona kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, së bashku me erërat e nxehta dhe thatësirën e zgjatur, kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.
Për shkak të zjarreve, autoritetet janë detyruar të evakuojnë rreth 100 banorë, ndërsa nga një klinikë në qendër të ishullit janë larguar edhe 22 pacientë. Zjarri në këtë zonë ka vijuar prej disa ditësh, pavarësisht ndërhyrjes së avionëve zjarrfikës.

Sipas shërbimit zjarrfikës italian, që nga dita e shtunë janë kryer operacione për shuarjen e më shumë se 1 mijë zjarreve në të gjithë Siçilinë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr në zonën e Syrit të Kaltër, shkrumbohen katër kioska tregtare, dyshimet e para

FINIQ, 06 shtator 2026/Albania Express News/- Një zjarr ka...

Koçiu :Kalaja e Gjirokastrës , magnet për turistët , 200 mijë vizitorë nga janari 2026

TIRANË , 06 shtator  2026/Albania Express News/-Gjirokastra vijon të...

Megaoperacion në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve që shpërndanin drogë

TIRANË, 6 shtator 2026 /Albania Express News/ – Një...