Protestat për Zvërnecin, Rama nga Shkodra: Ku ishin këta ambientalistë kur në pyje dëgjohej vetëm sharra elektrike

SHKODËR , 8 qershor 2026/Albania Express News/ Gjatë takimit në Shkodër me rastin e 35-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek protestat që po zhvillohen kundër investimit të planifikuar në Zvërnec në Vlorë.

Kreu i qeverisë tha se “ndryshe nga ata shumica sheh edhe atë që ata nuk duan ta shohin, sheh atë që ne kemi bërë për Shqipërinë, për qytetet tona, sheh atë që ne kemi bërë për zonat tona rurale, sheh atë që kemi bërë për flamurin tonë kombëtar”.

“Është kollaj të flasësh për flamurin është edhe më kollaj të marrësh një flamur e ta lidhësh në qafë për të bërë patriotin, është edhe më kollaj të bërtasësh e të këndosh këngë patriotike, por nuk është aspak e lidhur me patriotizmin, me flamurin, me frymën e atyre këngëve që të gjitha këto ti ti përdorësh për të sulmuar dhe për të bërë çmosin që të hedhësh të gjithë baltën e mundshme,  të mbledhësh e të lëshosh të gjithë gurët e mundshëm ndaj atyre që nuk mendojnë si ti. Jo vetëm nuk mendojnë si ti, por janë me detyrën e udhëheqjes së vendit sepse shumica që nuk mendon si ti ka zgjedhur ata dhe nuk ka zgjedhur ty”, tha Rama.

Më tej, Rama u shpreh se “kjo nuk është patriotike dhe pastaj ajo që lind vetvetiu si pyetje kush shikon këtë që shikon sot, është; Po çfarë duan këta patriotët realisht?.

“Ishte një patriot që thoshte Edi Rama i ka ulur qëllimisht biletat e avionëve për t’i bërë që sa më shumë të marrin avionin e të ikin nga Shqipëria. Çfarë do ky patrioti do që të rrisim çmimin e biletave të avionit. Këtu jemi në një hapësirë ku thuhet gjithçka, por nuk dëgjohet asgjë dhe mbi të gjitha askush nuk mban asnjë përgjegjësi për atë që thotë. Shpërthyen papritur ethet ambientaliste “të të gjithë shqiptarëve” sepse në fakt ata të cilët thonë “Ne jemi Shqipëria”, “Ne jemi populli, ne jemi shqiptarët”, “Çohuni nga kafet, mos rrini ulur”, nuk duan t’ia dinë se njerëzit që janë në kafe mund të kenë qenë gjithë ditën në punë”.

Më tej Rama tha se “si papritur këta u zgjuan një ditë edhe të gjithë u bënë ambientalistë dhe ndërkohë po kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë nga unë dhe nga ju. Ku ishin këta kur në Shqipëri kërciste gjuetia ilegale dhe kur vriteshin përditë zogj e kafshë që normalisht janë specie të mbrojtura. Ku ishin këta kur Shqipëria kishte në fuqi ligjin e importit të plehrave. Ku ishin këta kur pyjet ishin bërë vendi ku dëgjohej vetëm një zog, sharra elektrike”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

TIRANË, 24 korrik 2026 /Albania Express News/ – Media...

Deputetja e PD, Klodiana Çapja: Taulant, larg duart nga Prrenjasi

TIRANË ,24 korrik 2024/-Deputetja e PD-së, Klodiana Çapja me...

Qytetarët në ditën e 54-t të protestës , kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe …

TIRANË, 23 korrik 2026/Albania Express News/ -Protesta e 54-t...

Dinamo City ndalet në fund ndaj Aluminij, merr një barazim në transfertë dhe lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit

SLOVENI ,23 korrik 2026/Albania Express News/-Dinamo City ka barazuar...