Promovohet në bibliotekën “Qemal Baholli” libri për historinë e abetares dhe gjuhës shqipe

Në sallën e bibliotekës “Qemal Baholli” u promovua libri “Rrugëtimi i abetares dhe gjuhës shqipe ndër vite”, një botim që sjell në vëmendje historinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe ndër breza.

Vepra, me autore Manjola Hatellari dhe Kozeta Grykshi, vjen si një rrëfim i pasur mbi përkushtimin dhe sakrificat e brezave që kanë kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Përmes një pune të thelluar kërkimore, libri ndalet në momente kyçe të historisë së abetares, duke sjellë fakte, dëshmi dhe reflektime mbi rrugëtimin e saj ndër vite.

Gjatë promovimit, u theksua se botimi nuk është vetëm një përmbledhje studimore, por edhe një thirrje për të reflektuar mbi rëndësinë e gjuhës si element themelor i identitetit kombëtar. Në çdo faqe të tij pasqyrohet pasioni dhe respekti për historinë gjuhësore, duke e kthyer librin në një urë lidhëse mes së shkuarës dhe së ardhmes.

Ky aktivitet kulturor mblodhi studiues, dashamirës të librit dhe qytetarë, të cilët vlerësuan kontributin e autores në pasurimin e literaturës mbi gjuhën shqipe dhe rolin e saj në formësimin e identitetit dhe kujtesës kolektive.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

LIBRAZHD–PRRENJAS/ Aksident me katër automjete në Dragostunjë, tre të plagosur dërgohen në spital

Aksident me katër automjete në Dragostunjë, tre të plagosur...

Pr.buxheti 2027, rriten nga 10 deri më 20 mijë lekë pagat e 8500 punonjësve të policisë

TIRANË, 29 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Financave,...

Përplasje në PS për transferimin e Veliajt në Fier, Bledi Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu

TIRANË, 29  tetor 2026 /Albania Express News/-Sipas burimeve të...