Presidenti i SHBA ndez polemika, Trump fyen gazetaren: Rri urtë derrkuce trashaluqe

Presidenti amerikan Donald Trump është përfshirë sërish në polemika për shkak të një fyerjeje seksiste ndaj një gazetareje të Bloomberg, gjatë një udhëtimi me Air Force One.

Teksa reporterja po e pyeste për çështjen Jeffrey Epstein, Trump iu kthye ashpër me shprehjet “Rri urtë derrkuce! Hesht, trashaluqe!”, fjalë që kanë shkaktuar reagime të menjëhershme në mjedisin mediatik amerikan.
Edhe para kësaj ngjarjeje, presidenti kishte bërë deklarata të diskutueshme gjatë takimit në Zyrën Ovale me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman. Duke komentuar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, Trump zgjodhi të shmangte përgjegjësinë e Riadit, duke thënë: “Shumë njerëzve nuk u pëlqeu ai zotëri për të cilin po flisni. Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, këto gjëra ndodhin.”

Qëndrimi i tij ka nxitur kritika të forta nga aktivistët e të drejtave të njeriut dhe vetë komuniteti i gazetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...