Policia e Tiranës vijon me gjobat për tubimet, masa për 36 protestues që bllokuan rrugën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

TIRANË , 4 nëntor 2026 / Albania Express News /-Në zbatim të Aktit Normativ për tubimet, policia e Tiranës ka plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.
Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME