Edi Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, sofra e gurit vijon të qëndrojë para Kryeministrisë

TIRANË , 4 nëntor 2026 / Albania Express News /-Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve, duke i ftuar sërish të ulen në tryezë për të diskutuar mbi kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

Sofra e gurit, e vendosur para Kryeministrisë, vijon të jetë aty si simbol i ftesës për dialog. Rama ka rikthyer thirrjen për bisedime, ndërsa mbetet për t’u parë nëse studentët do t’i përgjigjen ftesës së tij.
Sipas raportimeve, protesta studentore vazhdon, ndërsa ftesat e përsëritura të kryeministrit deri më tani nuk kanë sjellë uljen e palëve në një tryezë të përbashkët.

Studentët dhe gjimnazistët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës, ndërsa në mbështetje të tyre janë rreshtuar edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria prezanton potencialin turistik në panairin ndërkombëtar të Londrës

TIRANË , 3 nëntor 2026 / Albania Express News...

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

BULQIZË, 3 nëntor 2026 / Albania Express News /-Një...

Zgjerimi i BE-së, zbardhen detajet e udhërrëfyesit për Shqipërinë, Marta Kos prezanton nesër planin drejt anëtarësimit

Brukseli parashikon përfundimin e negociatave shqiptare në fund të...