E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

BULQIZË, 3 nëntor 2026 / Albania Express News /-Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Bulqizë, ku një 53-vjeçar dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari.

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga policia dhe prokuroria.

Njoftimi i Policisë:
Bulqizë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ky i fundit dyshohet se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari).
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën.
Trupi i pajetë i shtetasit U. F. është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria prezanton potencialin turistik në panairin ndërkombëtar të Londrës

TIRANË , 3 nëntor 2026 / Albania Express News...

Zgjerimi i BE-së, zbardhen detajet e udhërrëfyesit për Shqipërinë, Marta Kos prezanton nesër planin drejt anëtarësimit

Brukseli parashikon përfundimin e negociatave shqiptare në fund të...