Presidenti i Këshillit Europian konfirmon vizitën në Shqipëri, Antonio Costa do të takohet me Ramën më 2 qershor në Tiranë

BRUKSEL,28 maj 2026/Albania Express News/Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, në kuadër të një turi zyrtar që do të zgjasë nga 1 deri më 5 qershor, me ndalesa në disa kryeqytete të rajonit.

Fokusi kryesor i vizitës së tij do të jetë Tirana, ku më 2 qershor ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës Bajram Begaj.
Në qendër të diskutimeve në Tiranë pritet të jenë procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian, integrimi gradual i vendeve të rajonit, bashkëpunimi rajonal si dhe çështjet e sigurisë dhe stabilitetit.

“Turi im i dytë në Ballkanin Perëndimor dërgon një sinjal të qartë: angazhimi i BE-së ndaj rajonit është real; po aq real sa edhe mundësia për zgjerim. Momenti është aty. Tani është koha për të vepruar dhe për të sjellë rezultate”, tha Costa.
Pas vizitës në Shqipëri, Costa do të vijojë turin e tij në Shkup, Prishtinë dhe Beograd, ku do të zhvillojë takime me liderët shtetërorë dhe përfaqësues të institucioneve.
Më 5 qershor, ai do të bashkëdrejtojë Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi, i cili këtë vit do të fokusohet në temën “Prosperiteti i përbashkët dhe stabiliteti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Anja Cullhaj e gjimnazit “Dhaskal Todri” shpallet “Moderatorja më e mirë” në “Maratona Rinore 2026”

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Në edicionin e 30-të të...

Kukësi triumfon ndaj Butrintit në ndeshjen shtesë të play-out, siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë

KUKËS,28 maj 2026/Albania Express News/Kukësi ka arritur të mbetet...

Axios: SHBA-ja dhe Irani bien dakord të zgjasin armëpushimin me 60 ditë, pritet miratimi i Trump

SHBA,28 maj 2026/Albania Express News/Shtetet e Bashkuara dhe Irani...

Nga ëndrra e titullit te realiteti i hidhur shkodran / Heshtje në çdo cep të qytetit, Vllaznia zhgënjen tifozët

SHKODËR,28 maj 2026/Albania Express News/Në Shkodër ka rënë heshtja....