Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza forcojnë bashkëpunimin, shtohet monitorimi ajror kundër kultivimit të kanabisit

TIRANË ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza vijojnë të thellojnë bashkëpunimin strategjik në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, priti në një takim zyrtar delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s, të kryesuar nga Komandanti i Operacioneve Ajrore Detare, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto.

Gjatë takimit, drejtuesit e dy institucioneve diskutuan mbi rezultatet e deritanishme të bashkëpunimit dhe hapat e mëtejshëm për forcimin e monitorimit ajror të territorit shqiptar, me fokus parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Guardia di Finanza-s, duke theksuar se partneriteti mes dy institucioneve ka tejkaluar prej kohësh kuadrin formal të marrëdhënieve institucionale dhe është shndërruar në një model të konsoliduar besimi, bashkëpunimi dhe miqësie. Sipas tij, ky bashkëpunim ka sjellë rezultate konkrete dhe shumë pozitive në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Nga ana e tij, Komandanti i Operacioneve Ajrore Detare të Guardia di Finanza-s, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto, rikonfirmoi angazhimin e autoriteteve italiane për të vijuar mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit. Ai bëri të ditur se monitorimi ajror do të intensifikohet përmes shtimit të fluturimeve dhe verifikimit të çdo koordinatë të raportuar si zonë me risk për kultivimin e bimëve narkotike.

Ky bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza mbetet një nga elementët kyç në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, duke kontribuar në rritjen e sigurisë dhe forcimin e kontrollit të territorit në të gjithë vendin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fernando Ndrejaj firmos me Gramshin, përforcim me eksperiencë për sezonin e ri

GRAMSH ,03 gush 2026/Albania Express News/-KF Gramshi ka zyrtarizuar...

Sherri për një vajzë, vritet 24-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset vëllai i tij

Autori i dyshuar ITALI ,03 gush 2026/Albania Express News/-Një 24-vjeçar...

Zjarr masiv pranë Hekalit, flakët rrezikuan banesat dhe puset e naftës, ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu përhapjen

FIER ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr i përmasave...