Zjarr masiv pranë Hekalit, flakët rrezikuan banesat dhe puset e naftës, ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu përhapjen

FIER ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e kësaj të hëne në afërsi të fshatit Hekal, pranë vendit të njohur si “Qafa e Vidhit”. I favorizuar nga era e fortë, zjarri u përhap me shpejtësi duke përfshirë mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë gjashtë mjete zjarrfikëse nga Ballshi, Patosi, Roskoveci dhe Albpetroli, të cilat, pas një operacioni intensiv, arritën të neutralizonin flakët dhe të vinin situatën nën kontroll.

Për disa momente, zjarri u afrua rreth 100 metra pranë banesave dhe puseve të naftës në zonë, duke krijuar rrezik të lartë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse nuk u prek asnjë banesë dhe as infrastruktura naftëmbajtëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fernando Ndrejaj firmos me Gramshin, përforcim me eksperiencë për sezonin e ri

GRAMSH ,03 gush 2026/Albania Express News/-KF Gramshi ka zyrtarizuar...

Sherri për një vajzë, vritet 24-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset vëllai i tij

Autori i dyshuar ITALI ,03 gush 2026/Albania Express News/-Një 24-vjeçar...