Sherri për një vajzë, vritet 24-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset vëllai i tij

Autori i dyshuar

ITALI ,03 gush 2026/Albania Express News/-Një 24-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Vescovato të Italisë, pas një sherri banal në një lokal.

Sipas mediave vendase, viktima është identifikuar si N. Dalipaj, i cili dyshohet se është goditur tri herë në fyt.
Edhe pse transportuar në spital, 24-vjeçari ndërroi jetë në duart e mjekëve. Autori i krimit dyshohet se është një 32-vjeçarar italian, Mattia Miraglia, i cili është arrestuar.

Edhe ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën mbikëqyrje në spitalin Maggiore. Sipas verifikimeve të para të kryera nga autoritetet, sherri që përfundoi me vrasjen mund të ketë qenë i motivuar nga arsye sentimentale, konkretisht nga xhelozia për një vajzë.
Para goditjeve fatale me thikë, mes shqiptarit dhe 32-vjeçarit kishte pasur një debat në një bar. Dukej se gjithçka kishte përfunduar aty, por më pas shqiptari, së bashku me vëllezërit e tij, u drejtua për në Vescovato, poshtë banesës së autorit.
Ky i fundit zbriti me një thikë dhe, sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, fillimisht plagosi në bark një nga vëllezërit e viktimës, e më pas goditi për vdekje 24-vjeçarin.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

21 vite Federata e Paqes Universale, mbi 120 Ambasadorë për Paqe mblidhen në Tiranë

Tiranë, 15 shtator 2026 /Albania Express News/ – Mbi...

Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, reagimi i Britanisë: Aktgjykimi të mos përdoret për të nxitur tensione

PRISHTINË, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – Mbretëria...

Broja drejt largimit nga Burnley, PAOK-u hidhet në sulm për sulmuesin shqiptar

ANGLI, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – E...

Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë përtej kufijve, rajoni duhet të reagojë po aq shpejt

PODGORICË, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – Intensifikimi...