Përmbyllet procesi i Vettingut, Peleshi: Drejtësia kaloi filtrin më të fortë në historinë e vendit

TIRANË ,17 qershor 2026/Albania Express News/Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mori pjesë në Ceremoninë Përmbyllëse të Procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryetari i Kuvendit vlerësoi reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut si një nga ndërhyrjet më të thella dhe më të guximshme të shtetit shqiptar në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.
Kryetari Peleshi theksoi se reforma në drejtësi ishte një akt vetëkorrigjimi i shtetit dhe një përgjigje ndaj nevojës për të rikthyer besimin e qytetarëve te drejtësia.

“Dhjetë vite më parë, Shqipëria mori një rrugë që pak vende kanë pasur kurajën ta ndjekin. Ajo vendosi që sistemi i drejtësisë t’i nënshtrohej filtrit më të fortë që kishte njohur ndonjëherë. Jo për hakmarrje, jo për spektakël dhe jo për statistika, por sepse nuk mund të ketë shtet të fortë pa drejtësi të besueshme”, u shpreh Kryetari i Kuvendit.
Duke vlerësuar rezultatet e procesit, ai nënvizoi se Shqipëria e vitit 2026 është ndryshe nga ajo e vitit 2016, me institucione më të forta, standarde më të larta dhe pritshmëri të reja të qytetarëve ndaj drejtësisë.
Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë partnerëve që kontribuan në zbatimin e reformës.
Kryetari Peleshi theksoi se përfundimi i mandatit të institucioneve të vettingut nuk shënon fundin e përgjegjësisë për mbrojtjen e standardeve të vendosura gjatë këtij procesi.
“Suksesi nuk do të matet më nga procesi i rivlerësimit. Ai do të matet nga cilësia e drejtësisë që marrin qytetarët, nga ndershmëria e sistemit dhe nga besimi që qytetarët kanë tek drejtësia”, deklaroi z.Peleshi.
Duke e lidhur reformën në drejtësi me rrugëtimin europian të vendit, Kryetari i Kuvendit nënvizoi se Shqipëria ndodhet sot më afër se kurrë realizimit të objektivit strategjik për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi se ky proces mbështetet mbi forcën e institucioneve, sundimin e ligjit dhe garantimin e drejtësisë për çdo qytetar.
Në përfundim, Kryetari Peleshi ritheksoi angazhimin e Kuvendit për të mbrojtur, konsoliduar dhe çuar më tej arritjet e reformës në drejtësi, duke e cilësuar ruajtjen e standardeve të fituara si testin e vërtetë të pjekurisë së shtetit dhe të vetë reformës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pse narrativa se protestat dëmtojnë turizmin nuk qëndron

NGA AURON TARE Sot në mëngjes, në Portin e Sarandës...

Stadiumi i Sopotit të Librazhdit drejt transformimit të plotë, puna intensive për rikthimin e tapetit të barit

LIBRAZHD ,17 qershor 2026/Albania Express News/Stadiumi i Sopotit të...