Paraqitet në SPAK deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka

Këtë të martë është paraqitur në SPAK deputetja e Tiranës për Partinë Socialiste, Olta Xhaçka. Ajo ka hyrë në ambientet e SPAK në orët e para të mëngjesit. Xhaçka është paraqitur e vetme dhe pa praninë e një avokati. Sipas gazetarit Eni Ferhati, Xhaçka është thirrur si person në dijeni.

Gjatë mandateve qeverisëse me kryeministrin Edi Rama, Olta Xhaçka ka mbajtur detyrën e ministres së Mbrojtjes dhe më pas atë të ministres së Punëve të Jashtme. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së saj në SPAK.

Kjo nuk është hera e parë që Olta Xhaçka paraqitet në ambientet e SPAK.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”?

EUROPË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Evropa përjetoi...

Punëdhënësit me mbi 125 punonjës do të kenë kuota për punësimin e grupeve të veçanta

TIRANË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Projektligji për...

AZHBR rikujton fermerët për afatet e dokumentacionit në Skemën Kombëtare 2026

TIRANË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Agjencia për...