Opozita dominoi hapësirën mediatike, Rama për raportin e AMA: Fakte kokëforta, Shqipëria nuk ka lidhje me autokracitë

TIRANË, 29 korrik 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas publikimit të monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për muajin qershor 2026, sipas të cilit opozita ka pasur më shumë hapësirë mediatike se Partia Socialiste në edicionet kryesore informative.

Sipas kryeministrit Rama, këto dy pasqyra vijojnë të tregojnë me fakte kokëforta të bazuara në matje jo në perceptime, se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë e me kinse regjimet.

“Këto dy pasqyra, të cilat vijojnë të tregojnë me fakte kokëforta të bazuara në matje jo në perceptime, se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë e me kinse regjimet – ku sorrat dhe korbat politike e mediatike e fusin përditë e përnatë me krrakrratë e tyre – vendosa t’i postoj vetëm si pasqyra të mjerimit intelektual të dështakzemërakëve, të cilët i kërkojnë papushim kudo (e sidomos te unë arsyet) pse “regjimi” nuk përmbyset, përveçse aty ku arsyeja është: Te mjerimi i tyre që sheh regjim se s’di këndim të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Sipas monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), gjatë muajit qershor 2026, partitë politike patën në dispozicion 402.47 minuta mbulim në edicionet kryesore të lajmeve.

Nga kjo hapësirë mediatike, PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita në tërësi 63.95%.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga kriza ekonomike te emigracioni, pse AfD po fiton terren në Gjermani dhe çfarë roli ka Elon Musk

GJERMANI ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Peizazhi politik në...

“The Sun” sjell eksperiencën shqiptare: Butrinti, Saranda dhe natyra e jugut

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e...

Aksident fatal në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën një këmbësore

ELBASAN ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Një aksident i...

Ngushtica e Hormuzit boshatiset, vetëm 12 anije kaluan gjatë fundjavës mes tensioneve të larta dhe ngërçit SHBA-Iran

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Trafiku detar përmes...