“Kujdes me Territorialen”, Këshilli i Europës: Duhet konsultim me banorët, mos u hiqni kompetenca bashkive

BRUKSEL ,29 korrik 2026/Albania Express News/-Ndërsa mazhoranca dhe opozita vijojnë të ndahen për reformën e re territoriale, Këshilli i Evropës kërkon që çdo vendim të mos merret me nxitim dhe pa dëgjuar qytetarët.

Në një draft-raport prej 9 faqesh për Shqipërinë të siguruar nga Top Channel, institucioni europian vlerëson se çdo ndryshim i hartës administrative duhet të mbështetet fillimisht në një analizë të plotë të reformës së vitit 2015 dhe në konsultime reale me komunitetet që preken.
“Ekziston rreziku që gjatë përgatitjes së reformës territoriale të planifikuar për vitin 2026 të zhvillohen vetëm konsultime formale dhe jo thelbësore, nëse qeveria synon të respektojë afatin e njoftuar për zbatimin e saj”, thuhet në raport.

Sipas dokumentit, pushteti vendor deri tani ka pasur vetëm një rol të kufizuar në këtë proces, ndërsa ekziston rreziku që konsultimet të mbeten vetëm formale nëse reforma synohet të përfundojë brenda afateve të shpallura nga qeveria.
“Duke pasur parasysh afatin e caktuar për zbatimin e reformës, mund të ketë arsye për shqetësim nëse njësitë e qeverisjes vendore konsultohen vetëm në fazën përfundimtare të procesit të vendimmarrjes. Në një rast të tillë, ekziston rreziku që ato të kenë kohë të kufizuar për t’u përgatitur për zbatimin e reformës dhe të mos kenë mundësi të kontribuojnë në mënyrë domethënëse me propozimet dhe nismat e tyre.”
Raporti ngre shqetësimin se, pavarësisht diskutimeve për krijimin e bashkive më të mëdha, një pjesë e rëndësishme e shërbimeve publike vijon të kontrollohet nga pushteti qendror. Menaxhimi i mbetjeve, furnizimi me ujë dhe arsimi përmenden si fusha ku bashkitë nuk ushtrojnë kompetenca të plota, duke kufizuar rolin e tyre në zbatimin e vendimeve të marra në qendër.
Për këtë arsye, raportuesit e Këshillit të Evropës theksojnë se dobësitë e disa bashkive nuk duhet të përdoren si argument për t’u hequr më shumë kompetenca.
Dokumenti shkon edhe më tej, duke kërkuar që reforma të mos fokusohet vetëm te numri i bashkive apo kufijtë administrativë. Sipas raportit, duhet të rishikohet edhe roli i qarqeve, pasi në formën aktuale ato nuk i plotësojnë kriteret për t’u konsideruar njësi të mirëfillta të vetëqeverisjes vendore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Luftë e hapur në FIFA, Sepp Blatter akuzon Infantinon se po e kthen futbollin në “pronë private”

BOTA ,29 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp...

Tragjedi në Argjentinë/ Helikopteri ushtarak rrëzohet gjatë një stërvitjeje për shuarjen e zjarreve, humbin jetën 7 persona

ARGJENTINË ,29 korrik 2026/Albania Express News/-Shtatë persona humbën jetën...

Protesta e 60-të në kryeqytet për Zvërnecin dhe thirrjet për dorëheqjen e Kryeministrit

TIRANË, 29 korrik 2026/Albania Express News/- Protesta për investimin...

Opozita dominoi hapësirën mediatike, Rama për raportin e AMA: Fakte kokëforta, Shqipëria nuk ka lidhje me autokracitë

TIRANË, 29 korrik 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama...