Nuk u ftua nga Maran te ekipi përfaqësues i Shqipërisë, reagon Ernest Muçi dhe tregon arësyen e vërtetë

TURQI,28 maj 2026/Albania Express News/Ernest Muçi ka reaguar zyrtarisht në rrjetet sociale pas publikimit të listës së Kombëtares shqiptare nga trajneri Rolando Maran, ku emri i tij ra në sy si një nga mungesat më të rëndësishme.

Ish-futbollisti i Tiranës ka konfirmuar njoftimin e dhënë më herët nga Federata Shqiptare e Futbollit, duke sqaruar se arsyeja e mospërfshirjes së tij lidhet me një problem fizik.

Lojtari aktual i Trabzonsporit u shpreh i keqardhur që nuk do të mund të kontribuojë në dy sfidat miqësore të muajit qershor, teksa shfrytëzoi rastin për t’i uruar suksese pjesës tjetër të skuadrës dhe teknikut të ri në këto dy teste.

“Më vjen keq që nuk munda të jem pjesë e Kombëtares për dy miqësoret, për shkak të një dëmtimi. I uroj suksese çunave dhe trajnerit Maran në këto dy sfida. Shihemi së shpejti. Forca Shqipëri”, shkruan Muçi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD vendosi të bojkotojë seancën plenare në Kuvend, Ervin Salianji shpërthen ndaj Sali Berishës: Po i vjen në ndihmë Edi Ramës

TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji...

Shkelën rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore e Durrësit gjobit 2250 shoferë

DURRËS, 13 korrik 2026 /Albania Express News/ -Policia Rrugore...

Bashkia Belsh apel qytetarëve: Kujdes maksimal ndaj zjarreve, të mbrojmë natyrën dhe pasuritë e zonës

BELSH 13 korrik 2026/Albania Express News/-Në kushtet e temperaturave...