Një burrë i vë flakën vetes pranë selisë së OKB-së në Nju Jork, humb jetën në spital

SHBA ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Një burrë humbi jetën pasi i vuri flakën vetes pasditen e së enjtes pranë selisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, konfirmoi Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD).

Sipas policisë, autoritetet morën një telefonatë rreth orës 18:32 me orën lokale për një person që i kishte vënë flakën vetes pranë godinës së OKB-së. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Bellevue në Manhattan, ku më vonë u shpall i vdekur si pasojë e plagëve të rënda.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk ka dhënë një vlerësim zyrtar mbi motivet që çuan në aktin ekstrem.
Sipas raportimeve të New York Post, burri ishte i veshur si një murg tibetian dhe, pak para se t’i vinte flakën vetes, vendosi pranë tij një flamur tibetian, çka ka ngritur dyshime se akti mund të ketë qenë një formë proteste.
Nga ana e tyre, Kombet e Bashkuara nuk kanë bërë ende një reagim zyrtar lidhur me incidentin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ebola po përhapet me shpejtësi në Republikën Demokratike të Kongos/ Mbi 400 viktima, OBSH nis trajtimet eksperimentale

KONGO ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Epidemia e Ebolës në...

Kthjellime dhe vranësira në orët e pasdites, parashikimi i motit për këtë të premte

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Ditën e premte vendi...

Spanja konfirmon veten si pretendent, mund Austrinë me tre gola dhe avancon më tej në Botëror

BOTËRORI 2026, 2 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja ka arritur...

Brazili do të përballet me Norvegjinë, por ‘e përndjek’ një statistikë që nuk i buzëqesh

BOTËRORI 2026, 2 korrik 2026/Albania Express News/-Brazili kërkon të...