Nga protesta drejt listës studentore/ Të rinjtë synojnë krijimin e një partie politike, nisin organizimin dhe përgatitjet për alternativa të reja

TIRANË , 6 nëntor 2026 / Albania Express News /-Grupime studentësh të krijuara gjatë protestave të fundit kundër qeverisë po shqyrtojnë mundësinë e shndërrimit të mobilizimit qytetar në një lëvizje politike, me synimin për të ofruar alternativa të reja në skenën politike shqiptare.

Një prej këtyre grupimeve është edhe “Rinia Nacionaliste”, e cila synon të kalojë nga organizimi në protesta drejt krijimit të një strukture politike, me ambicien për t’u shndërruar në një parti.

Anëtari i këtij grupimi, Besart Capa, shprehet se qëllimi është që kërkesa për ndryshimin e sistemit të mos mbetet vetëm në protesta, por të marrë formën e një lëvizjeje politike.

“Dëshira për ndryshimin e sistemit të kanalizohet tashmë nga dalja në shesh në një lëvizje politike. Ne aktualisht nuk jemi në stadin e partisë, por duam të arrijmë në atë stad. Pra, duam t’i shfaqim popullit tonë realitetin dhe t’i tregojmë se ne jemi opozita e vërtetë”, deklaroi Besart Capa.

Sipas tij, grupimi nuk ka zgjedhur ende një kryetar, ndërsa deri më tani ka arritur të mbledhë rreth 300 anëtarë. Struktura e brendshme përbëhet nga 15 studentë, të cilët janë njohur dhe organizuar gjatë protestave.

Kështu, protesta studentore duket se po hap një kapitull të ri, ku një pjesë e të rinjve po shqyrton kalimin nga kërkesat qytetare në angazhimin e drejtpërdrejtë politik. Mbetet për t’u parë nëse këto grupime do të arrijnë të konkretizojnë nismat e tyre në struktura të mirëfillta politike dhe të paraqesin alternativa konkrete për publikun.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME