Ndryshimet në Polici, kryepolici merr të drejtën e emërimit të drejtuesve

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit merr pushtet fuqiplotë në drejtimin e organizatës pas ndryshimeve të fundit të bëra në ligj. Në seancën plenare të 23 korrikut, ku e gjithë vëmendja ishte te protesta jashtë parlamentit, deputetët miratuan projektligje të rëndësishme. Një ndër to ishin edhe ndryshimet për Policinë e Shtetit të propozuara nga deputeti socialist Bujar Rexha.

Sipas formulës së re kryepolici do të vijojë të zgjidhet me konkurs, por pas përfundimit të mandatit atij i lind e drejta e mbajtjes së gradës drejtues i parë por dhe mund të qëndrojë në role të tjera si këshillues apo pedagog në Akademinë e Sigurisë, apo dhe si oficer kontakti. Kompetencat po ashtu do të jenë edhe më të zgjeruara. I pari i bluve mund të shkarkojë shefat e komisariateve, të qarqeve kur e shikon të nevojshme. Madje për ta nuk do të ketë më konkurse por do të jetë drejtori i përgjithshëm i policisë që do të veprojë me emërime. Kompetenca në fakt që do të nisin pasi drafti të marrë firmën e presidentit.

Rishikim është bërë dhe mbi përzgjedhjen e drejtuesve të departamenteve. Kryepolici do të duhet që emrat që ai preferon ti paraqesë për firmë te ministri i brendshëm. Nga ana tjetër mandati i 6 krerëve të departamenteve është ulur nga 4 në 3 vite me të drejtë rikandidimi. Sipas relacionit, mazhoranca argumenton se ndryshimet e miratuara erdhën për shkak se proceset e stërzgjatura burokratike kanë penguar reagimin operacional dhe administrativ të policisë, duke sjellë vonesa dhe mungesë produktiviteti në përzgjedhjen e drejtuesve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...