Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ,Operacioni “Cleaning 5”, “Smart City” do të ndryshojë sigurinë në shkolla dhe përreth tyre

TIRANË, 28 maj 2026/Albania Express News/ Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi sot në lidhje me operacionin e finalizuar në Durrës, “Cleaning 5”, për arrestimin e 17 personave të cilët dyshohet se shpërndanin drogë në afërsi të shkollave dhe në ambiente që frekuentoheshin nga të rinj.

Lamallari theksoi se siguria e shkollave dhe mbrojtja e të rinjve është një prioritet absolut dhe një betejë që nuk do ta ndalim në asnjë moment.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për 17 masat e ekzekutuara në Durrës dhe goditjen e një rrjeti kriminal që tentonte të shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave”, shkruan Lamallari.

Sipas ministrit me “projektin “Smart City”, fillimisht në shkollat e Tiranës e më pas në të gjithë vendin, do të ndryshojmë tërësisht faqen e sigurisë në shkolla dhe në hapësirat publike përreth tyre, duke përdorur avantazhet teknologjike, monitorimin inteligjent dhe reagimin në kohë reale për çdo ngjarje”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...