Ministrat Hoxha-Pirdeni me studentët në Durrës: E pandalshme rruga e Shqipërisë drejt BE

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilluan një takim me nxënësit e gjimnazit “Naim Frashëri” dhe studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës , në kuadër të turit kombëtar “BE dhe Ti: Europa Fillon Këtu”.

Ky aktivitet synon të fuqizojë dialogun mes institucioneve dhe të rinjve, si pjesë e angazhimit për të ndërtuar një të ardhme europiane për Shqipërinë.

Gjatë takimit, të rinjtë shprehën interes të madh mbi reformat, pritshmëritë dhe avantazhet e integrimit europian, si dhe mbi mënyrën se si mund të kontribuojnë në përmirësimin e imazhit të vendit.

Ministrat Hoxha dhe Pirdeni iu përgjigjën pyetjeve të tyre, duke theksuar se roli i të rinjve është vendimtar në procesin e reformave dhe në forcimin e vizionit për një Shqipëri moderne, demokratike dhe europiane.

Ai nënvizoi rëndësinë e energjisë, vizionit dhe angazhimit të brezit të ri si garanci për një të ardhme europiane të pakthyeshme.

“Ishim të lumtur t’u përgjigjeshim interesit të gjallë dhe pyetjeve të tyre fort të menduara mbi reformat, pritshmëritë, avantazhet dhe imazhin e Shqipërisë, si dhe rolin e tyre në ndërtimin e një Shqipërie moderne dhe europiane, duke dëshmuar pjekuri, qartësi dhe ambicie”, theksoi Hoxha.

Hoxha u shpreh, se dialogu me të rinjtë është pjesë e strategjisë së institucioneve për të rritur njohuritë e tyre mbi Bashkimin Europian dhe për t’i përfshirë aktivisht në proceset vendimmarrëse dhe në promovimin e vlerave demokratike.

“Ky takim konfirmoi edhe një herë se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pandashme nga energjia, vizioni dhe angazhimi i të rinjve, një garanci e fortë për një të ardhme europiane të pakthyeshme për vendin tonë’, nënvizoi ministri Hoxha.

Ky takim ishte është një nga aktivitetet kryesore të turit “BE dhe Ti: Europa Fillon Këtu”, i cili do të vazhdojë të vizitojë qytete të ndryshme në Shqipëri, duke sjellë afër të rinjtë me përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve europiane, për të diskutuar mbi sfidat, mundësitë dhe pritshmëritë e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spektakël me 6 gola në Rrogozhinë! Egnatia nuk dorëzohet, kualifikimi vendoset në Slloveni

RROGOZHINË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia ka mbajtur gjallë...

Protestuesit me risi në ditën e 53 të tubimit, valle me maska në shesh teksa kërkojnë qeveri tranzitore

TIRANË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Vallja me maska ishte...

Ferr zjarri në Siçili/ 1000 vatra dhe temperatura ekstreme, zjarrfikësit në betejë me flakët

ITALI ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Zjarrfikësit italianë po përballen...

Shifër historike në futboll: Lamine Yamal dhe Erling Haaland vendosin rekordin e ri me 220 milionë euro

BOTA ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Platforma e specializuar Transfermarkt...