Ministrat Salla e Malaj takojnë fermerët protestues: Shtohen subvencionet, kontrolle mbi produktet e importit

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ministrin e Financave, Petrit Malaj, pritën në një takim një përfaqësi prej 15 fermerësh, pjesë e protestës së organizuar ditën e sotme, për të dëgjuar dhe diskutuar nga afër shqetësimet, sfidat konkrete në terren dhe çështjet që lidhen me sektorin.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e sektorit të blegtorisë parashtruan një sërë çështjesh që lidhen me subvencionimin, funksionimin e tregut, konkurrencën dhe standardet e produkteve, ndërsa nga ana e institucioneve u riafirmua angazhimi për ndjekjen dhe trajtimin e tyre në mënyrë të koordinuar.

Në vijim, ministri Salla bëri dije se përmes Skemës Kombëtare të këtij viti, e hartuar në bazë të nevojave të terrenit, blegtorët përfitojnë mbështetje të shtuar, duke përfshirë rritjen e pagesave direkte: Nga 10.000 në 12.000 lekë për lopët; Nga 1200 në 1500 lekë për të imtat; Nga 1000 në 2000 lekë për koshere bletësh.

Salla tha se “përfshihet për herë të parë mbështetja për derrin dhe përgjysmohen pragjet e poshtme të përfitimit: 5 krerë lopë, 50 krerë të imta dhe 25 koshere”.

Sa i përket mbështetjes financiare, ministri Salla theksoi se në vitin 2025 vlera totale e përfituar nga pagesat direkte për blegtorinë arriti në rreth 2,5 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2026 parashikohet të rritet në rreth 4 miliardë lekë, pjesërisht përmes shtesave të fondit nga aktet normative gjatë vitit.

Gjithashtu, për herë të parë, fermerët prodhues të qumështit do të përfitojnë 10% të vlerës së faturave të shitjes, një mekanizëm mbështetës jashtë Skemës Kombëtare, që synon të nxisë formalizimin dhe të mbështesë prodhimin vendas.

Nga ana e tij, ministri Salla siguroi se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të vijojë të mbështesë blegtorinë, duke synuar nxitjen e bashkimit të blegtorëve dhe forcimin e interesave të tyre, për më shumë fitim dhe produkte më cilësore.

Në të njëjtën linjë, ministri Salla tha se do të intensifikohen kontrollet mbi produktet e importit në pikat e inspektimit kufitar, me në fokus garantimin e standardeve të cilësisë, korrektësinë e etiketimit dhe verifikimin e origjinës së produkteve.

Po ashtu, gjatë muajit korrik do të nisë mbështetja për forcimin e kapaciteteve laboratorike si në nivel rajonal, ashtu edhe në pikat e inspektimit kufitar, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga gjysmëfinalet në finalen e madhe, Elbasani njeh dy shkollat që garojnë për titullin kampion të debatit 2026

ELBASAN  , 13 nëntor 2026/Albania Express News/- Gara mes...

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...