Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët e Elbasanit vijojnë protestën në ditën e 18-të të mobilizimit qyteta

ELBASAN ,17 qershor 2026/Albania Express News/Protesta qytetare që prej më shumë se dy javësh po zhvillohet në disa qytete të vendit ka vijuar edhe këtë të mërkurë në Elbasan, ku dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të kërkuar ndryshime në politikat që, sipas tyre, po ndikojnë negativisht në jetën ekonomike dhe sociale të vendit.

Me pankarta dhe flamuj në duar, të rinj, të moshuar dhe fëmijë iu bashkuan tubimit, duke e kthyer qendrën e qytetit në një hapësirë diskutimi dhe reagimi qytetar. Protesta në Elbasan është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që po zhvillohet në nivel kombëtar dhe që tashmë ka hyrë në ditën e saj të 18-të.

Gjatë tubimit, qytetarët mbajtën fjalime ku ngritën shqetësime të ndryshme që lidhen me zhvillimin ekonomik, arsimin, emigracionin dhe cilësinë e jetës në vend. Njëri prej pjesëmarrësve, duke marrë fjalën para protestuesve, u shpreh me tone kritike ndaj qeverisë, duke theksuar se Elbasani po përballet me vështirësi të shumta.

“Qyteti i Elbasanit, qyteti i normales dhe i universitetit, ka marrë fund. Ka marrë fund fatkeqësisht për shkak të politikave të këqija të kësaj qeverie dhe këtyre njerëzve, të cilat shkojnë në disfavor të së mirës publike”, deklaroi ai gjatë fjalës së tij.

Protestuesit theksuan se do të vijojnë të ngrejnë zërin për çështjet që i shqetësojnë, ndërsa kërkuan më shumë vëmendje ndaj problematikave të komunitetit dhe politikave që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Atmosfera e protestës në Elbasan u karakterizua nga pjesëmarrja e familjeve dhe e të rinjve, të cilët mbanin pankarta me mesazhe të ndryshme, ndërsa flamujt kombëtarë shoqëronin marshimin simbolik të organizuar në fund të tubimit.

Ndërkohë, protesta më e madhe e ditës po zhvillohet në Tiranë, ku pjesëmarrja e qytetarëve raportohet të jetë më e lartë. Organizatorët kanë parashikuar që, pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit për të përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.

Lëvizja protestuese po vijon prej 18 ditësh radhazi, duke mbajtur të ndezur debatin publik mbi çështje që lidhen me qeverisjen, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, për të ardhmen e vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Projektligjin e ri për taksën e pronës, taksim mbi vlerën e tregut me norma 0,1%-0,2% për banesat

TIRANË, 17 qershor 2026/Albania Express News/ Ministria e Financave...

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar prangoset nga policia nën akuzën e trukimit të ndeshjeve

BOTËRORI 2026 ,17 qershor 2026/Albania Express News/Një skandal i...