Elbasan, shpërthen dyshohet bombola e gazit, përfshihet nga flakët një apartament në lagjen e Kinezëve

Elbasan, shpërthen dyshohet bombola e gazit, përfshihet nga flakët një apartament në lagjen e Kinezëve

Zjarrfikësit në vendngjarje për neutralizimin e flakëve. Ende nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar.

ELBASAN, 4 nëntor 2026 / Albania Express News – Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “Beqir Dardha”, e njohur ndryshe si lagjja e Kinezëve, në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi brenda ambienteve të apartamentit. Rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës.

Deri në këto momente, nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me praninë e personave të lënduar apo shkallën e dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri.

Pritet që pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe verifikimeve përkatëse të bëhen të ditura detaje të tjera mbi shkaqet dhe pasojat e kësaj ngjarjeje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME