Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

TIRANË ,7 qershor 2026/Albania Express News/Është mbyllur protesta e ditës së 8-të në Tiranë kundër projektit në Zvërnec.

Qytetarët u mblodhën edhe këtë të diel përpara Kryeministrisë.
Gjatë protestës, ata kanë shtuar edhe disa kërkesa të tjera: Shëndetësia, arsimi, bujqësia, pensionistët dhe minatorët.

Ndërkohë, në fund të tubimit u bë thirrje për një protestë mbarëkombëtare më 10 qershor.
19:35 Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humbet mes turmës, qytetarët ulen në tokë
Një fëmijë ka humbur mes turmës, ndërkohë që u bë thirrje për gjetjen e tij. Të gjithë qytetarët u ulën në tokë për të ndihmuar gjetjen e të miturit.
18:20 Demokratët i bashkohen protestës,  zbulohet  SMS-në e shpërndare nga degët: Të jemi të gjithë bashkë
Demokratët vendosën t’i bashkohen protestës së qytetarëve në ditën e 8-të të saj. Përmes një mesazhi të shpërndarë strukturave, krerët e degëve në Tiranë njoftojnë anëtarët të dalin të gjithë bashkë, të organizuar në protestë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME