BOTA,28 maj 2026/Albania Express News/NATO po shqyrton forcimin e strukturës së komandës në krahun e saj lindor, me fokus të veçantë në Letoni dhe Estoni, në një kohë tensionesh të larta me Rusinë.
Sipas raportimeve të The Wall Street Journal, po diskutohet krijimi i një strukture të veçantë komande, e ngjashme me modelet ekzistuese ushtarake evropiane, me qëllim përshpejtimin e reagimit në rast krize.
Në raste të mundshëm emergjence, raportohet se deri në 60,000 trupa të NATO-s mund të dislokohen brenda një kohe të shkurtër në rajon, pa vonesa të gjata procedurale politike.
Analistët e sigurisë theksojnë se rëndësi strategjike ka edhe i ashtuquajturi Korridori Suwalki, një zonë e ngushtë që lidh vendet baltike me pjesën tjetër të NATO-s, pranë zonave të ndjeshme ushtarake si Kaliningrad dhe Pskov.
Raportet gjithashtu citojnë vlerësime të inteligjencës perëndimore që shqyrtojnë skenarë të mundshëm për përshkallëzim tensionesh nga ana e Rusisë, ndërsa Moska nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj këtyre pretendimeve.

