“Lufta” me flakët në masivet pyjore , arusha me këlyshin e saj fotografohet në Elbasan

ELBASAN ,14 gusht 2026/Albania Express News/-“Lufta” me flakët nuk bëhet vetëm për të mbrojtur jetën dhe banesat e qytetarëve, por edhe për të shpëtuar faunën e egër të vendit.

Një dëshmi e veçantë vjen nga zona Shmilit të Elbasanit, ku efektivët e Forcave të Armatosura kanë fotografuar një arushë të murrme së bashku me këlyshin e saj, teksa përgatiteshin për operacionin e shuarjes së zjarreve në zonë.

Mes vatrave të zjarrit dhe tymit, prania e tyre tregon edhe një tjetër pasojë të rëndë të flakëve: kërcënimin ndaj kafshëve të egra dhe habitatit të tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME