Lufta drejt fundit? Mediat raportojnë: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes historike

SHBA ,22 maj 2026/Albania Express News/Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të jenë shumë pranë një marrëveshjeje të rëndësishme diplomatike, e cila sipas burimeve të Al Arabiya pritet të shpallet brenda disa orëve të ardhshme.

Sipas raportimeve të Al Arabiya, drafti përfundimtar i marrëveshjes është ndërmjetësuar nga Pakistani dhe përfshin disa pika kyçe që synojnë uljen e tensioneve në rajon dhe rikthimin e stabilitetit në Lindjen e Mesme.
Burimet mediatike saudite bëjnë me dije se marrëveshja parashikon një armëpushim të menjëhershëm mes palëve, si dhe garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike për transportin global të naftës.

Një tjetër element i rëndësishëm i draftit është heqja graduale e sanksioneve amerikane ndaj Iranit, çka konsiderohet si një hap i madh drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve pas viteve të gjata tensionesh politike dhe ekonomike.
Sipas burimeve të televizioneve të Emirateve, marrëveshja pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas shpalljes zyrtare nga të dyja palët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Eksportet e energjisë elektrike u rritën me 55,4% në tremujorin e dytë

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Prodhimi vendas i...

Përmbytje të tmerrshme në Nepal me të paktën 8 të vdekur, momenti kur valët e mëdha përpijnë gjithçka

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Të paktën tetë...