Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të martë 12 maj 2026

TIRANË,12 maj 2026/Albania Express News/Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut, qendër dhe relievet malore në lindje dhe jug të vendit reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet e larta malore në veri, lindje dhe jug të vendit në mënyrë të izoluar reshjet e shiut në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-4 ballë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FSHH zgjeron partneritetet, Universiteti i Elbasanit pjesë e vizionit për zhvillimin e hendbollit

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand...

Mentor Kikia-Berishës: “Bëjini një shërbim Shqipërisë, tërhiquni nga ambicia për kryeministër”

Analisti i drejtohet kreut të Partisë Demokratike me një...

PD mobilizon mbështetësit në jug, qindra persona nga Vlora drejt protestës në Tiranë

TIRANË, 24 tetor 2026 /Albania Express News/-Sipas informacioneve nga...