Rikthehet ‘makthi’, Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

VLORË,11 maj 2026/Albania Express News/Vlora ka mbetur sërish pa ujë të pijshëm.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar qytetarët se, për shkak të një avarie të rëndë në tubacionin 500, të furnizimit me ujë, pranë zonës “Miramare”, janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit.
Grupet e Degës Teknike janë angazhuar në terren dhe do të punojnë gjatë gjithë natës për riparimin e avarisë në kohën më të shpejtë të mundshme, me qëllim shmangien e problematikave të mëtejshme në furnizimin me ujë.

Kujtojmë se edhe në muajin dhjetor, Vlora mbeti disa ditë pa ujë, ndërprerje e cila preku mijëra familje dhe biznese, duke krijuar një situatë emergjente.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...

Autoritetet ngrenë ALARMIN: Kujdes nga këto mesazhe, po imitojnë bankat dhe Postën Shqiptare

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Autoriteti Kombëtar për Sigurinë...