“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Njëzet hotele në Shqipëri janë përfshirë në përzgjedhjen e akomodimeve të guidës prestigjioze ndërkombëtare “Michelin Guide”, duke zgjeruar prezencën e destinacioneve shqiptare në një platformë të njohur për udhëtarët nga e gjithë bota.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se hotelet e përzgjedhura shtrihen në disa prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, nga Tirana deri në zonat bregdetare të jugut, si dhe në qytetet me trashëgimi të pasur historike e kulturore.

“Ky është një tjetër standard i ri i arritur për turizmin shqiptar, një certifikim i cilësisë, elegancës, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e elitës botërore të hotelerisë!”, u shpreh Gonxhja.
Sipas ministrit, përfshirja në këtë përzgjedhje përbën një hap të rëndësishëm për promovimin e hotelerisë shqiptare dhe rritjen e dukshmërisë së saj në tregun ndërkombëtar.
Lista përfshin struktura të ndryshme akomodimi, nga hotelet luksoze dhe resortet bregdetare, deri te hotelet boutique që ndërthurin arkitekturën tradicionale me elementet bashkëkohore.

Ndër hotelet e përfshira janë Tirana Marriott Hotel, Radisson Collection Morina Hotel Tirana, The Crown Boutique Hotel & SPA, Crowne Plaza Durrës by IHG, Hotel Epidamn Boutique & Spa, Maritim Marina Bay Resort SPA & Casino, Yacht Hotel, Green Coast – MGallery Collection, Miamar Luxury Hotel & Spa, Vista Boutique Hotel dhe Life Gallery Hotel.

Përzgjedhja përfshin gjithashtu struktura në Himarë, Dhërmi, Sarandë, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë, duke pasqyruar shtrirjen gjeografike dhe larminë e ofertës turistike shqiptare.

“Michelin Guide” është një nga emrat më të njohur ndërkombëtarisht në fushën e udhëtimeve dhe gastronomisë. Përveç përzgjedhjes së restoranteve, guida ka zgjeruar aktivitetin edhe në sektorin e akomodimit, duke u ofruar udhëtarëve mundësi për të zbuluar dhe rezervuar hotele në destinacione të ndryshme.

Përfshirja në platformën e hoteleve krijon mundësi shtesë promovimi për strukturat shqiptare, duke i bërë ato më të dukshme për turistët që planifikojnë udhëtimet e tyre përmes këtij kanali ndërkombëtar.

Promovimi ndërkombëtar i strukturave të akomodimit shihet si një mundësi për të rritur interesin e vizitorëve të huaj dhe për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në tregun turistik, në një kohë kur vendi synon të zhvillojë një ofertë që ndërthur bregdetin, natyrën, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

LIBRAZHD | Gjimnazi “Ibrahim Muça” organizon aktivitet letrar me studiues, poetë dhe nxënës

Letërsia na bashkon, libri na frymëzon! Gjimnazi “Ibrahim Muça”...

Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja jep dorëheqjen nga detyra

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm...

Blindohet Milano! Nesër në protestë edhe anarkistë, Meloni angazhon parashutistët

MILANO, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Ka një dorë...