TIRANË, 24 tetor 2026 /Albania Express News/-Nga Shkodra dhe bashkitë e tjera të veriut, demokratët janë nisur në mënyrë të organizuar drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës kombëtare kundër qeverisë.
Degët e Partisë Demokratike në Shkodër, Malësi të Madhe, Vau-Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz kanë organizuar nisjen e mbështetësve të tyre drejt kryeqytetit, nga vendet e përcaktuara paraprakisht.
Në prag të protestës, deputeti demokrat i Shkodrës, Kliti Hoti, është shprehur se pjesëmarrja në tubimin kundër qeverisë është një përgjegjësi qytetare.
“Të protestosh kundër kësaj qeverie është një detyrë qytetare”, ka deklaruar Hoti.
Demokratët e veriut pritet t’u bashkohen protestuesve të tjerë në Tiranë, në kuadër të tubimit kombëtar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

