Sot protesta kombëtare/ Studentët nga i gjithë vendi mblidhen në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

TIRANË, 24 tetor 2026 /Albania Express News/-Protestat e sotme i nisi ajo e deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Me të mbërritur, angazhimi i parë ishte djegia e ulëseve të vendosura nga Rama për dialog, teksa një i moshuar kërcente krah zjarrit.
Po sot të rinjtë kishin njoftuar organizimin e një proteste tjetër në Ministrinë e Arsimit në orën 14:00. Pasi qëndruan për afro një orë para Kryeministrisë, më pas protestuesit e PD nisën të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Me mbërritjen në hyrjen e Rrugës së Durrësit, deputetët dhe militantët e PD u pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg” nga ana e të rinjve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FSHH zgjeron partneritetet, Universiteti i Elbasanit pjesë e vizionit për zhvillimin e hendbollit

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand...

Mentor Kikia-Berishës: “Bëjini një shërbim Shqipërisë, tërhiquni nga ambicia për kryeministër”

Analisti i drejtohet kreut të Partisë Demokratike me një...

PD mobilizon mbështetësit në jug, qindra persona nga Vlora drejt protestës në Tiranë

TIRANË, 24 tetor 2026 /Albania Express News/-Sipas informacioneve nga...