Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Paris, për samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée,

Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet teksa është pritur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
“Paris – Mikpritja në Pallatin Élysée nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pak para nisjes së samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën”-shkruan Rama.

Po ashtu, Rama u takua me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, “për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...