Kryeinspektori Sula takim me inspektorët në Vlorë: Qyteti, plagë nga ndërtimet pa leje. Tolerancë zero ndaj shkeljeve gjatë sezonit turistik

VLORË,20 maj 2026/Albania Express News/Në prag të sezonit turistik veror, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, zhvilloi një takim me drejtues dhe operatorë të inspektorateve rajonale në Vlorë, ku fokusi kryesor ishte forcimi i kontrolleve dhe rritja e pranisë në terren.

Gjatë deklaratës për mediat, Sula paralajmëroi tolerancë zero ndaj shkeljeve, veçanërisht në sektorët e ushqimit, mjedisit dhe ndërtimeve pa leje, ndërsa theksoi se Vlora dhe gjithë bregdeti mbeten zona problematike për ndërtimet informale.
“Në vazhdën e takimeve që po realizojmë në gjithë qarqet, për të bërë të mundur të bashkëbisedojmë e trajtojmë problematikat për të gjithë inspektoratet rajonale në Shqipëri. Vlora është me një rëndësi strategjike për turizmin dhe ka rëndësi të veçantë. Çdo inspektorat do të ketë për detyrë ngritjen e një task-force për t’u vënë në shërbim jo vetëm të turistëve, por edhe vendasve.

Çdo inspektor duhet të jetë vigjilent në çdo moment për të parandaluar çdo ndodhi që mund të ndikojë në imazhin e Shqipërisë, sidomos për ushqimin, duke filluar nga furnizimi e të tjera. Çdo inspektor të monitorojë 24 orë çdo subjekt tregtar me shumicë, pakicë apo restorante në vijën bregdetare për një shërbim cilësor dhe për të mbrojtur konsumatorin nga çdo e papritur që mund të ndodhë. Toleranca është zero.
Kemi ngritur linjat e komunikimit për t’i dhënë mundësi qytetarëve nëpërmjet një portali, me qëllim që të mos jetë vetëm syri i një inspektori, por edhe i qytetarëve për të informuar. Javën tjetër fillon funksionimi i linjës së gjelbër 0800, pikërisht për të pasur mundësinë e sinjalizimeve nga qytetarët për problematikat. Sa i përket ndërtimeve pa leje, Vlora është plagë, siç është gjithë bregdeti. Rasti i fundit i Sarandës tregon vullnetin e fortë të qeverisë.”, tha ndër të tjera Sula.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria e re e Maran, ja kush përfiton nga skema e re dhe kush humbet vendin!

Nga Endi Tufa TIRANË ,20 maj 2026/Albania Express News/Emërimi i...

Ish-ministri Ylli Pango shkon si dëshmitar, ç’ndodhi sot në gjyqin e dosjes “Partizani”

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Gjykata gjatë apelit të palëve...

“Elbasani, 30 vjet shërbim social”/ Promovohet libri studimor i Shefki Likës që dokumenton transformimin e shërbimeve sociale

ELBASAN,20 maj 2021,/Albania Express News/Në ambientet e Bibliotekës Publike...