Krujë, zjarri në zonën malore mbi qytet: rrezik nga përhapja e flakëve, gatishmëri gjatë gjithë natës

TIRANË ,09 gusht 2026/Albania Express News/-Një vatër zjarri vijon të jetë aktive në zonën malore mbi qytetin e Krujës, ndërsa situata po monitorohet me gatishmëri të shtuar për shkak të erës dhe terrenit të vështirë.

Sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vatra ndodhet larg Pazarit të Vjetër dhe Kalasë së Krujës, por pozicionimi i saj përballë këtyre zonave dhe kushtet e erës kërkojnë vigjilencë të vazhdueshme gjatë gjithë natës.

Shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë që shkëndijat dhe copëzat e djegura të transportohen nga era drejt zonave të banuara. Veçanërisht i ekspozuar konsiderohet Pazari i Vjetër, për shkak të pranisë së elementeve të shumta prej druri.

Terreni ku ndodhet vatra është shumë i pjerrët dhe i vështirë për ndërhyrje nga toka. Për këtë arsye, shuarja e zjarrit në këtë pozicion kërkon ndërhyrje nga ajri, e cila gjatë natës është e kufizuar.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forcat e Emergjencave Civile, Ushtrisë, Policisë, Bashkisë Krujë, Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë dhe trupat zjarrfikëse, të cilat po punojnë dhe monitorojnë situatën pa ndërprerje.

Ndërkohë, DRTK Tiranë dhe Qendra Muzeore Krujë vijojnë monitorimin dhe gatishmërinë pranë Pazarit të Vjetër dhe Kalasë, edhe pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit po aktivizon gjithashtu një Task Force për hartimin dhe zbatimin e çdo plani, skenari dhe protokolli teknik të nevojshëm për evakuim, nëse situata do ta kërkojë.

Autoritetet u bëjnë thirrje strukturave në terren të vijojnë vigjilencën, veçanërisht gjatë orëve të natës, për shkak të rrezikut nga përhapja e shkëndijave drejt zonave të banuara dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sopoti përforcohet në portë, zyrtarizohet afrimi i Bamba Drissa nga Bregu i Fildishtë

LIBRAZHD , 08 gusht 2026/Albania Express News/-KF Sopoti ka...

Zjarri në Krujë, Bashkia jep urdhër evakuimi për banorët e Barabit dhe Llubanit, flakët rrezikojnë zonat e banuara

KRUJË ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Situata e zjarrit në...

Kur Ukraina nuk njeh Kosovën, Shqipëria duhet të rishikojë marrëdhënien me Kievin

Nga Klevis Elezi TIRANË ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Deklarata e...