KORÇË ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku një person u vra me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Johan Zuko, rreth 20 vjeç, i cili mësohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura.
Sipas informacioneve paraprake, Zuko është qëlluar me armë zjarri, ndërsa dyshohet se është përdorur një kallashnikov. Autori i dyshuar u identifikua nga policia dhe po vijon puna për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur edhe postoblloqe policie.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin e vrasjes dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

