Sopoti përforcohet në portë, zyrtarizohet afrimi i Bamba Drissa nga Bregu i Fildishtë

LIBRAZHD , 08 gusht 2026/Albania Express News/-KF Sopoti ka zyrtarizuar afrimin e portierit nga Bregu i Fildishtë, Bamba Drissa, duke shtuar një tjetër përforcim në organikën e skuadrës për sezonin e ri.

Klubi librazhdas bëri të ditur përmes një njoftimi zyrtar se ka arritur marrëveshjen me gardianin 32-vjeçar, me të cilin është nënshkruar një kontratë njëvjeçare, me të drejtë rinovimi.

Drissa vjen te Sopoti me një eksperiencë disa-vjeçare në futbollin e Bregut të Fildishtë, ku ka qenë pjesë e Stade d’Abidjan, klub që militon në Ligën e Parë. Portieri afrikan ka pasur gjithashtu eksperiencë me Kombëtaren U-22 të Bregut të Fildishtë, një element që pritet t’i shtojë vlerë skuadrës librazhdase.

Afrimi i Bamba Drissa shihet si një lëvizje e rëndësishme për Sopotin, i cili po punon për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për të përballuar objektivat e sezonit të ri. Përvoja e portierit 32-vjeçar pritet të sjellë siguri dhe konkurrencë në repartin e portierëve.

Me këtë transferim, Sopoti vijon të jetë aktiv në merkato, duke synuar forcimin e grupit me lojtarë me eksperiencë dhe profil ndërkombëtar.

Në përfundim të njoftimit, klubi i ka uruar mirëseardhjen portierit të ri me mesazhin: “Welcome Bamba Drissa!”, duke e bërë të qartë se gardiani nga Bregu i Fildishtë është tashmë pjesë e familjes së Sopotit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Potenciali i turizmit...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Grupit...

Bashkim Taga, emër që Durrësi nuk duhet ta harrojë

Një jetë në shërbim të basketbollit, një histori pasioni,...

“Mos e humbisni mundësinë për dialog”, vajza e Azem Hajdarit mesazh studenteve me foton e të atit

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Ish-deputetja e PD-së,...