Kosovë, Agjencia Kundër Korrupsionit nis hetim pasuror ndaj presidentes Vjosa Osmani

Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar një procedurë zyrtare për të verifikuar pasurinë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vërejtjes së dallimeve të dukshme në deklarimet e saj të pasurisë për vitet 2024 dhe 2025.

Mediat nga Kosova bëjnë me dije se nisja e verifikimeve ka ardhur pas shqetësimeve mbi ndryshimet në sasinë e pasurisë së deklaruar në formularët zyrtarë të zyrtarëve publikë.
Ndryshimet lidhen kryesisht me rritjen e kursimeve, si dhe shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara.

Dokumentet e dorëzuara për vitin 2025 tregojnë lëvizje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë, çka ka shtyrë Agjencinë të ndërmarrë verifikime të mëtejshme sipas ligjit në fuqi.
Në deklarimin e vitit të kaluar, Osmani ka raportuar gjithashtu se bashkë me bashkëshortin posedojnë një banesë tjetër në Prishtinë, si dhe tokë dhe një shtëpi shtesë në Australi. Agjencia Kundër Korrupsionit po vijon procedurat e verifikimit, ndërsa çdo rezultat do të bëhet i ditur sipas rregullave ligjore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...

Zjarret në qarkun e Elbasanit / Mali i Dardhës në Librazhd dhe Mali i Qukësit në Prrenjas vijojnë nën monitorim

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Vatrat e zjarrit...

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...