Kategoria e Parë ndryshon kreun pas javës së tretë, tre skuadra ndajnë vendin e parë

TIRANË ,16 shtator 2026 /Albania Express News/-Java e tretë e kampionatit të Kategorisë së Parë ka sjellë rezultate interesante dhe ka ndryshuar ndjeshëm situatën në tabelën e renditjes.

Pas ndeshjeve të kësaj jave, tre skuadra ndajnë kreun e kampionatit me nga 7 pikë. Besa dhe Pogradeci siguruan fitore të rëndësishme, ndërsa Korabi nuk shkoi më shumë se një barazim, duke bërë që gara në krye të bëhet edhe më e hapur.

Pas treshes së kreut pozicionohen Iliria dhe Bylisi me nga 5 pikë, ndërsa Kastrioti dhe Sopoti kanë bërë një hap të rëndësishëm përpara falë fitoreve të kësaj jave, duke u larguar nga zona e fundit e klasifikimit.

Në anën tjetër të tabelës, Kukësi mbetet me 3 pikët e grumbulluara në javën e parë, pasi u mposht në shtëpi nga Pogradeci.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është situata e Flamurtarit, që pas humbjes së parë të sezonit ka rrëshqitur në zonën e ftohtë. Edhe Burreli pësoi disfatën e parë të këtij edicioni.

Ndërkohë, Besëlidhja arriti të marrë pikën e parë të sezonit pas barazimit me Bylisin, duke lënë vendin e fundit në tabelë. Në fund tashmë ndodhet Oriku, i cili pas tri javësh ka regjistruar vetëm humbje.

Me vetëm tri javë të zhvilluara, diferencat në tabelë mbeten të vogla dhe kampionati premton një garë të fortë si për kreun, ashtu edhe për mbijetesën. Çdo rezultat në javët e ardhshme mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në klasifikim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tirana–AF Elbasani, supersfida e javës së pestë në “Selman Stërmasi”, publikohen formacionet zyrtare

TIRANË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Tirana...

Rama: “Paketa e Maleve”, mënyra më e mirë për zgjerimin e agroturizmeve

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Mbështetje edhe nga politika dhe institucionet vendore për Sopotin , Balla ,Mazniku , Salla ,Disha , Muzhaqi e Komici zbresin...

LIBRAZHD ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Atmosfera sportive në...