Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros, të shtëna me armë zjarri pranë pallatit presidencial

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në qendër të Karakasit, duke shkaktuar panik dhe masa të menjëhershme sigurie pranë pallatit presidencial Palacio Miraflores.

Sipas raportimeve, të shtënat përfshinin armë automatike dhe mitraloza kundërajrorë dhe u përqendruan në zonën ku ndodhet pallati presidencial, aty ku Delcy Rodríguez, e emëruar për të zëvendësuar Nicolás Maduron, u betua një ditë më parë si presidente në detyrë, pas kapjes së Madurros në një operacion ajror amerikan të shtunën.
Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë kolona automjetesh ushtarake dhe të blinduara me persona të armatosur, si dhe trupa që përparojnë në formacion luftarak përgjatë rrugëve të kryeqytetit. Në pamje shihen gjithashtu motoçiklistë të armatosur me pushkë, të ngjashëm me njësi paraushtarake që i përgjigjen Ministrisë së Brendshme. Raportohet se dritaret e disa pallateve janë goditur nga plumbat.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

I mori rrjedha e Drinit | Shpëtohen katër anëtarë të familjes, mbytet 7-vjeçarja

DIBËR , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Trupi i pajetë...

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...

Zjarret në qarkun e Elbasanit / Mali i Dardhës në Librazhd dhe Mali i Qukësit në Prrenjas vijojnë nën monitorim

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Vatrat e zjarrit...