Jota, Oikonomou dhe… Bunjaku, tragjeditë që kanë goditur botën e futbollit

Aksidentet rrugore që kanë goditur botën e futbollit janë të shumta dhe gjithmonë të dhimbshme ashtu siç ishte edhe ndarja para kohe nga jeta e sulmuesit të AF Elbasanit.

Por në vitet e fundit ashtu si 22-vjeçari, kanë pësuar aksidente fatale edhe disa futbollistë të tjerë. Më poshtë mund të njiheni me disa prej tyre.

Vetëm pak ditë më parë bota e futbollit në Greqi “vajtoi” ndarjen nga jeta të Marios Oikonomou. 33-vjeçari, i cili luante për AEK-un e Athinës, ndërroi jetë në spital pas disa ditësh në agoni. Ai u përplas nga një automjet teksa po udhëtonte me motorin e tij.

Verën e kaluar bota e futbollit u shokua nga ndarja nga jeta e sulmuesit të Liverpool, Diogo Jota. Sulmuesi portugez ishte së bashku në një makinë më të vëllain, André Silva, në aksidentin, i cili u mori jetën të dy futbollistëve. Të dy po udhëtonin në veri të Spanjës me destinacion Anglinë.

Verën e kaluar ndërroi jetë edhe Ethan McLeod. 21-vjeçari, i cili ishte aktivizuar për klube si Ëolves and Maçlesfield, humbi jetën pasi vetura e tij u përplas me një barrierë metalike pranë Northampton në Angli.

Një tjetër tragjedi që ka prekuer Premier League ka qenë edhe aksidenti, i cili ishte fatal për José Antonio Reyes. Në 2019, ish-lojtari i Arsenal humbi jetën në aksin mes Utrera dhe Seville në Spanjë.

Po në 2019-ën bota e futbollit u shokua nga tragjedia e Emiliano Sala. Sulmuesi argjentinas, i cili sapo kishte firmosur për Cardiff City, humbi jetën pasi avioni i tij i tipit “Piper Malibu” u rrëzua si pasojë e kohës së keqe. Ai po udhëtonte nga Nantes drejt ishullit ku do të firmoste kontratën e radhës. A.V.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani ndahet në paqe me Bylisin në testin miqësor, Gvozdenoviç teston skuadrën para kampionatit

ELBASAN ,31 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani nuk shkoi...

”Forbes”: Shqipëria një ndër vendet më të mira në botë për të jetuar pas daljes në pension

TIRANË, 31 korrik 2026 /Albania Express News/ – Sipas...

Zjarri nuk “kursen” asgjë në Greqi, mijëra evakuime/ Turistët largohen me anije nga qyteti bregdetar i Kretës

GREQI, 31 korrik 2026/Albania Express News/-Qindra persona, kryesisht turistë,...

Gjithçka e kryer/ Mirlind Daku me klub të ri, sulmuesi shqiptar nuk lëviz nga Rusia

TIRANË , 31 korrik 2026/Albania Express News/-Sulmuesi i Kombëtares...