“Jam edhe unë italian” – Klodian Duro shpërthen ndaj FSHF-së: Krenari për fanellën kuqezi, por edhe thumb për trajnerin e huaj

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Klodian Duro ka zgjedhur të reagojë me tone ironike, por edhe krenarie kombëtare, pas vendimit të FSHF-së për t’i besuar stolin e Kombëtares një tjetër trajneri italian. Ish-mesfushori kuqezi, një nga emrat që prej kohësh ka shprehur hapur dëshirën për të drejtuar Shqipërinë, nuk e ka fshehur zhgënjimin për faktin se trajnerët shqiptarë vijojnë të mbeten në hije.

Me një postim që ka marrë menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, Duro ironizoi zgjedhjen e federatës me frazën në italisht: “Sono italiano anch’io” – “Jam italian edhe unë”, një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj preferencës së vazhdueshme për teknikët e huaj.

Por mes ironisë, ish-futbollisti i Kombëtares përcolli edhe një mesazh të fortë emocional e patriotik, duke kujtuar kontributin e tij me fanellën kuqezi. “Krenar që jam Shqiptar e që derdha gjak e djersë për flamurin dhe fanellën Kuq e Zi. Duro & Fito”, shkroi ai, duke nënvizuar lidhjen e fortë me Kombëtaren dhe identitetin shqiptar.

Reagimi i Duros ka ndezur debat mes tifozëve kuqezi, ku shumë prej tyre shtrojnë pyetjen nëse ka ardhur koha që drejtimi i Kombëtares t’u besohet më shumë trajnerëve shqiptarë, që njohin mentalitetin, shpirtin dhe historinë e fanellës kuqezi.

Emri i Klodian Duros prej kohësh është përmendur si një alternativë për pankinën e Shqipërisë, ndërsa deklarata e tij e fundit shihet si një sinjal i qartë pakënaqësie ndaj politikave të ndjekura nga federata në zgjedhjen e trajnerëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Goditja ndaj policisë dhe sulmi ndaj komisariatit, ambasadori gjerman: Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me BE-në

KOLONJË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ambasadori gjerman Karl Bergner,...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon sulmet ndaj gazetarit Klevin Muka: Etiketimet nga Rama dhe Balla rrezikojnë lirinë e medias

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë...

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 3.700 vdekje shtesë në Francë, Belgjikë dhe Holandë

Mijëra vdekje shtesë janë regjistruar në mbarë Europën pas...